Connect with us

Kosovë

Punohet në mirëmbajtje, mbyllet një segment i autostradës “Arbën Xhaferi”

Publikuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar për punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit  dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. 

Njoftimi i plotë: 

Njoftojmë se më 16 qershor 2020, do të ralizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit  dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.

NA NDIQ NË FACEBOOK