Sport
PSG vendos për mos rinovimin e kontratës të Thiago Silva, rikthimi në Serie A mbetet i mundshëm

Braziliani është në një kontratë e cila skadon më 30 qershor, dhe ka pasur spekulime të ndryshme lidhur me atë nëse atij do t’i ofrohet një marrëveshje e re për të qëndruar në kryeqytetin francez apo jo.
Për më tepër, ka pasur gjithashtu raporte që Milani po konsideron një veprim për të firmosur përsëri me 35-vjeçarin tetë vjet pasi ai u nis për në PSG.
Sipas L’Equipe, PSG ka marrë vendimin përfundimtar që të mos i ofrojë veteranit një marrëveshje të re, do të thotë se ai është i lirë të gjejë një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Ish-qendërmbrojtësi i Fluminese po synon një kontratë të fundit në Evropë përpara se të mendonte për një rikthim në Brazil, me Milanin të përmendur posaçërisht. /Lajmi.net/






















