Connect with us

Sport

PSG rikthehet në stërvitje për herë të parë pas pandemisë

Publikuar

Skuadra e ekipit të parë të Thomas Tuchel mori pjesë në qendrën Ooredoo për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, përfshirë testet Covid-19, përpara një rikthimi të planifikuar në stërvitje të enjten.

Gjithsej 27 lojtarë u raportuan në klub të hënën, përjashtime bëjnë Edinson Cavani dhe Thomas Meunier, të cilët do të largohen nga klubi në fund të këtij muaji, transmeton lajmi.net.

Si rezultat i largimeve të tyre dhe përfundimit të kontrataveeaktuale, Cavani dhe Meunier nuk do të luajnë për PSG kur rinis Liga e Kampionëve.

Skuadra e Tuchel pritet të kenë teste të mëtejshme deri të enjten, kur trajnimi do të rifillojë në grupe të vogla. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK