Connect with us

Sport

PSG afër marrëveshjes me Theo Hernandez

Publikuar

më

Theo Hernandez, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Milan këtë sezon, është afër marrëveshjes me skuadrën e Paris Saint Germain.

‘Onda Cero’ bën të ditur se PSG tashmë ka shpresat maksimale për transfeirmin, transmeton lajmi.net.

Ishte periudha e suspendimit të futbollit kur thashethemet për kalimin e Theo në Paris filluan të marrin jetë.

22 vjeçari pritet të zë vendin e Layvin Kurzawa, ky i fundit tashmë që është në fundin e kontratës së tij me parisienët.

PSG tashmë kanë shpenzuar 50 milionë euro për kartonin e Icardi dhe do të jenë më të kujdesshëm në merkato. E njëjta shumë mund të kërkohet për Theo. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK