Connect with us

Kosovë

Propozimi i Grenellit për Kosovë-Serbi: Rritja e jashtëzakonshme ekonomike e Shenzhenit në Kinë

Publikuar

Emisari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, ka propozuar një zonë ekonomike të llojit Shenzhen (në Kinë) mes Kosovës dhe Serbisë por ndoshta nga mosnjohuria kjo nuk shkaktoi shumë bujë në vend. Por, çka është saktësisht kjo zonë?

Kina ka shumë kohë që është bërë superfuqia e dytë më e madhe ekonomike në botë pas ShBA-ve. Por, pak njerëz e dinë se ky vend para viteve ’80 ishte një gërmadhë e dobët ekonomike që krahasohej me ekonomi të vogla e të parëndësishme botërore.

Ishte një eksperiment ai që e bëri Kinën një superfuqi ekonomike, dhe e gjitha nis me Zonën Ekonomike Speciale Shenzhen.

Duke qenë vend komunist, me ekonomi të centralizuar, Kina kishte pranuar që të kishte një zonë eksperimentale ekonomike kapitaliste ku nuk do të aplikohej sistemi komunist ekonomik.

Zona Speciale Ekonomike Shenzhen u krijua në muajin maj të vitit 1980, duke u bërë e para zonë e këtillë ekonomike. Që prej atëherë janë krijuar edhe pesë zona të tjera.

Para se të ekzistonte si zonë ekonomike speciale, Shenzheni ishte një qytet i vogël me banorë aq sa Prishtina, rreth 310 mijë. Prej tyre, vetëm 30 mijë ishin në punë. Por, deri në fund të viteve 2000, popullsia raportohet të ketë shkuar prej 12 deri në 14 milionë banorë, me rreth 10 milionë si fuqi punëtore, shkruan Periskopi.

Nga viti 1978 deri në vitin 2014, GDP-ja për kokë banori e këtij qyteti u rrit në përmasa eksponenciale prej 24,569%. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK