Kosovë
Propaganda shkon larg: Autori kanadez e quan Kosovën “ndërmarrje narko-kriminale”, UÇK-në terroriste

Pas paralajmërimit të aktakuzës për presidentin Thaçi dhe nëntë bashkëluftëtarë të tjerë të tij në UÇK për krime të supozuara kundër njerëzimit dhe krime të luftës, propaganda anti-Kosovë ka shkuar tepër larg.
Një gazetë e quajtur “TheChronicleHerald” ka botuar një shkrim në të cilin autori Scott Taylor duke sulmuar presidentin Thaçi, sulmon edhe Kosovën.
Ai madje shkon shumë më larg se çdokush deri tash, duke thënë që “Kosova është ndërmarrje narko-kriminale”, përcjell Periskopi.
Në atë shkrim akuzohet kryeministri Justin Trudeau që kishte pritur Thaçin në një takim në nëntor të vitit 2017 dhe denoncohet mesazhi i Thaçit se Kosova dhe Kanadaja kishin “të njëjtat parime dhe vlera.”
Në mënyrë të turpshme, autori gënjen audiencën ndërkombëtare se Hashim Thaçi madje kurrë nuk ka pretenduar të jetë diçka tjetër veçse një kriminel dhe bandit. Po ashtu, autori Taylor i mëshon rëndë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit që “papritmass” nuk e shihte më UÇK-në si organizatë terroriste por si “çliruese të popullit”. /Periskopi





















