Uncategorized
Pritet të shpëtohen miliona jetë njerëzish: Si funksionon dhe sa kushton ilaçi fantastik kundër koronavirusit?

Një lajm i madh sapo ka ardhur nga Britania e Madhe. Një ilaç ekzistues i quajtur “deksametazona” (dexamethasone) ka arritur rezultate fantastike në luftimin e koronavirusit, dhe madje mu te pacientët më të sëmurë.
Nga 20 persona që e marrin koronavirusin, 19 e kalojnë pa pasur nevojë fare që të shkojnë në spital. Por, edhe ata që pranohen në spital, shumica bëjnë më mirë. Megjithatë, të tjerëve iu duhet osigjenoterapia apo ventilimi mekanik.
Këta janë personat në rrezik të lartë të cilët deksametazona duket se iu ndihmon, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ilaçi tashmë është në përdorim për të reduktuar inflamacionin në një varietet kushtesh tjera shëndetësore, dhe duket se ndihmon shumë në disa prej dëmeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit rraskapitet duke provuar të luftojë virusin.
Mbi-reagimi trupor thirret stuhia citokine dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Në testime, që u udhëhoqën nga Universiteti i Oksfordit, rreth 2 mijë pacientë spitali morën deksametazonë dhe u krahasuan me më shumë se 4 mijë që nuk e kishin marrë atë.
Për pacientët me ventilatorë, risku i vdekjes u reduktua nga 40 deri në 28 për qind. Për pacientët me oksigjenoterapi, risku i vdekjes u reduktua nga 25% deri në 20%.
“Ky është ilaçi i vetëm deri tash që ka treguar se mund të reduktojë vdekshmërinë dhe ta reduktojë bile në mënyrë domethënëse. Është një zbulim i jashtëzakonshëm.”
Çmimi i deksametazonës në treg kushtonte rreth 10 euro. /Periskopi



















