Connect with us

Kosovë

Prishtinës i mungojnë 40 punëtorë shëndetësorë

Publikuar

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të ketë rritje të buxhetit në shëndetësi.

Ndër të tjerash, Gashi tha se në tridhjetë e katër institucione shëndetësore vazhdojnë të ofrojnë të gjitha shërbime për qytetarë të cilat kanë qenë para pandemisë, duke respektuar masat.

“Për këtë vit buxheti i shëndetësisë është i përfunduar sepse ka qenë i planifikuar vitin e kaluar. Mirëpo, për vitin tjetër shpresojmë se do të kemi rritje të buxhetit”.

Sipas Gashit, javët në vazhdim do të ketë aplikim të vizitave me termin sepse janë siguruar 20 numra pa pagesë.

“Të gjitha shërbimet që qytetarët marrin në kujdesin shëndetësorë në tridhjetë e katër institucione shëndetësore që i ka kujdesi parësor shëndetësor vazhdojnë të ofrojnë të gjitha shërbime të cilat kanë qenë para pandemisë, normalisht duke respektuar masat”.

“Javët në vazhdim do të kemi aplikimin e vizitave me termin sepse kemi siguruar 20 numra pa pagesë dhe ky do të jetë një lajm i mirë për qytetarët”.

“Në momentin që do të bëjmë publike numrat dhe qendrat se si do të funksionojë kjo i ftoj qytetarët që nga tash të përgatiten sepse shumë shpejt do të fillojnë vizitat me termin dhe asnjë shërbim tjetër përpos rasteve emergjente nuk do të merret pa kontaktuar numrat e QKMF-së”.

Ai tha se ka mungesë të stafit për afër 40 punëtorë shëndetësorë. Ai ka apeluar që në muajt në vazhdim të ketë rekrutim të tyre.

“Realisht me vite punojmë me numër të vogël të stafit dhe në mungesë të tyre. Aktualisht i kemi minus 40 punëtorë shëndetësorë në vitin 2020 të cilët nuk kemi arritur t’i rikthejmë, por që po ia dalim, mirëpo shpresojë që në muajt në vazhdim të kemi rekrutim të punëtorëve shëndetësor”.

Lajme44 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK