Kosovë
Presidenti Trump e pranon më në fund se është prapa Bidenit, por nuk i lë fajin vetes

Presidenti amerikan Donald Trump më në fund duket se e ka pranuar që është prapa në sondazhe ndaj rivalit të tij demokrat Joe Bidenit.
Në një postim të bërë në Twitter, ai e pranoi se numrat e tij nuk janë aq të mëdhenj sa i bënte dikur.
Në sondazhin e fundit nga Wall Street Journal gjatë vikendit dilte se ai ishte prapa 8 pikë në nivel vendi, dhe më e rëndësishmja, se po humbiste me tetë pikë në shtetet kryesore, shkruan Salon, përkthen Periskopi.
Megjithatë, ai nuk e pranon si arsye se numrat i kanë rënë për shkak të gabimeve të bëra gjatë muajve të fundit. Ai fajësoi për një gjë të tillë Demokratët.
“Nëse nuk do të më ngucnin vazhdimisht për tri vjet me hetime të rreme e ilegale, Rusia, Rusia, Rusia dhe me hetimin për shkarkim që ishte mashtrim, unë do të isha përpara me 26 pikë ndaj Joes së Fjetur (Joe Biden) dhe Demokratëve Asgjë-bërës. Shumë e padrejtë, por çka të bëjmë tash!!!” – ka shkruar ai. /Periskopi





















