Kosovë
Presidenti Thaçi shtyen adresimin ndaj kosovarëve

Adresimi i presidentit Thaçi shtyhet për nesër në orën 20:00. Kështu kanë bërë të ditur nga Presidenca.
“Adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për nesër në orën 20:00.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ai e kishte planifikuar këtë adresim pas aktakuzës së paralajmëruar për sot, por tashmë ajo është shtyer për një datë tjetër.
Kujtojmë që Thaçi pasi kishte mbrritur në Tiranë përmes një shkrimi në Facebook kishte bërë të ditur se do t’i adresohet qyetarëve të vendit të dielen./Periskopi/






















