Connect with us

Kosovë

Presidenti Thaçi pret në takim Edi Ramën

Publikuar

Ka nisur takimi mes Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Takimi po mbahet në Presidencën e Kosovës, dhe po bëhet në kuadër të vizitës disaditore të Kryeministrit shqiptar në Prishtinë.

Kjo vizitë e Edi Ramës po bëhet edhe në kohën kur ditë më parë Prokuroria Speciale dorëzoi një aktakuzë për shqyrtim në Gjykatën Speciale ndaj dy ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri  Veselit.