Sport
Premierligë – lojtarët do të zëvendësojnë emrin në fanellë me ‘Black Lives Matter’

Klubet dhe lojtarët e Premierligës kanë vendosur që të bashkohen në fushatën për barazi racore.
Vrasja mizore e George Floyd nga një polic i Minneapolis ka bërë që të nisin shumë protesta, të gjitha me thirrjet për drejtësi dhe barazi.
Sipas raportimeve të David Omstein, edhe lojtarët e Premierligës do të marrin një hap në këtë fushatë, përcjell lajmi.net.
Ata do të zëvendësojnë emrat në fanellat e tyre me mbishkrimin ‘Black Lives Matter’.
Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të konfirmohet edhe zyrtarisht më vonë. /Lajmi.net/





















