Sport
Pothuajse e kryer, Pedro mund të quhet lojtar i Romës

Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u zgjidhur që të finalizohet ky transferim, përcjell lajmi.net.
Roma do ta kryejë këtë transferim pa shpenzuar asnjë cent, pasi kontrata e spanjollit skadon këtë sezon me ekipin e tij aktual Chelsea.
Së fundmi, Pedro vazhdoi kontratën me Blutë deri në përfundimin e këtij sezoni dhe nga shtatori pritet ta vesh fanellën e Romës.
Këtë vit ai luajti 18 ndeshje duke shënuar 2 gola. /Lajmi.net/






















