Connect with us

Kosovë

Policia sqarohet për incidentin gjatë konferencës së Thaçit dhe arrestimin e aktivistit të VV-së

Publikuar

më

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e djeshëm afër ndërtesës së Kuvendit, ku të përfshirë ishin disa aktivistë të Vetëvendosjes dhe mbrojtja e afërt e presidentit Thaçi.

Policia me anë të një komunikate për media,  ka thënë se për këtë çështje ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në bazë të autorizimeve ligjore që ka.

“Referuar rastit të ndodhur me 03.06.2020 afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është ndaluar një person për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, Policia e Kosovës lidhur me këtë rast i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”, ka thënë ai.

Në këtë komunikatë po ashtu është bërë e ditur se aktivistit të arrestuar i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor dhe i është caktuar avokati mbrojtës.

“Personit të shoqëruar në stacionin policor i është ofruar trajtimi mjekësor si dhe sipas detyrës zyrtare i është caktuar avokati mbrojtës. Njëkohësisht lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë, sipas dispozitave të parapara ligjore është informuar Inspektorati Policor, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme të rastit”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore”, përfundon Policia e Kosovës.

Lajme23 minutes ago

Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time

Maqedoni1 hour ago

Hyseni: Bërvenica nesër, një mesazh për gjithë skenën politike: Shqiptarët nuk mund të injorohen!

Shqipëri2 hours ago

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Kosovë2 hours ago

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Lajme3 hours ago

Daut Beqiri: Dimitrievski të largohet nga Qeveria nëse nuk e respekton gjuhën shqipe

Maqedoni3 hours ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Lajme4 hours ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Kosovë5 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni6 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri7 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Kosovë8 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni8 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

NA NDIQ NË FACEBOOK