Connect with us

Lajme

Plasin grushtet, rrihen mes veti Mijallkov dhe Kiçeec, merr pjesë edhe një shqiptar?

Publikuar

Mbrëmë vonë ka ndodhur një incident në hotel Meriot, ku janë rrahur mes vete Sasho Mijallkov dhe Zoran Milevski Kiçeec, i njohur nga afera me Boki 13.

Siç transmeton magazin.mk, Sasho Mijallkov ka vërejtur në kamerat e sigurisë se Kiçeec ka hyrë bashkë me shokë në hotel Meriot, ka zbritur poshtë dhe i ka thënë se nuk është mysafir i dëshiruar në hotelin e tij.

Pastaj ka ndodhur zënkë në të cilën Mijallkov e ka goditur me grusht Kiçeecin dhe e ka përgjakur.

Kjo ka qenë fillimi i një rrahje masive mes truprojave të Mijallkovit dhe shokëve të Kiçeecit, ku ka qenë edhe një shqiptar.

Siç duket nuk është thirrur policia, por dy grupet janë ndarë vetë.

Në mes Mijallkovit dhe Kiçeecit më herët kanë qenë miq shumë të mirë mes vete.

NA NDIQ NË FACEBOOK