Sport
Pjesa e parë, rezultatet: Ballkani – Vushtrria, Gjilani – Llapi

Ballkani është duke udhëhequr me rezultat 2:0 ndaj Vushtrrisë, me golat e Mirlind Daku (13′) dhe Blend Baftiu (20′) nga pika e bardhë.
Rezultati kishte mundur të jetë më i lartë, pas rasteve të njëpasnjëshme të vendasve.
Ndërkohë, Gjilani është duke u mposhtur 1:2 nga Llapi pas 45 minutave të para.
Valmir Veliu (15′) i dha epërsinë fillimisht mysafirëve, para se Keita Razak (22′) të baraspeshonte rezultatin.
Ishte sërish Veliu (42′) ai që e çoi Llapin me epërsi në dhomat e zhveshjeve. /Lajmi.net/





















