Connect with us

Sport

Pioli: Milani mund t’i mposht të gjithë

Publikuar

Pioli ka zëvendësuar Marco Giampaolon në tetor të vitit të kaluar, duke i vendosur gjërat në vend në ‘San Siro’, me klubin aktualisht që po lufton për një vend në Ligën e Evropës.

Milani kanë bërë përshtypje të mira që nga rikthimi i Serie A, duke pranuar vetëm një gol në tri ndeshje këtë muaj, dhe kulmin kanë arritur me një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Romës ditën e diel.

“Duhet kohë për t’u zhvilluar, u desh punë dhe sakrificë për të realizuar idetë tona”, ka deklaruar Pioli në një konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi një turne të rëndësishëm me 30 pikë në dispozicion”.

“Ne duhet të jemi të përqendruar. Zëvendësuesit do të jenë vendimtarë në çdo ndeshje, dhe fakti që kemi pesë zëvendësime, na jep ne më shumë zgjidhje”.

“Jemi të kënaqur me pozitën tonë tabelare, ne mund të mposhtim këdo”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK