Sport
Pesë skuadra nga Premierliga kërkojnë Thiago Silvan

Pavarësisht moshës 35-vjeçare, eksperienca e brazilianit mund të jetë thelbësore në shumë ekipe.
Gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi të kalojë në Angli, ku janë plot 5 klube që interesohen për të.
Favorit mbetet Everton, që ka avantazh të madh Carlo Ancelottin, i cili gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Silvën. Përveç Everton, për shërbimet e brazilianit interesohen edhe Arsenal, West Ham, Newcastle dhe Wolves.
Silva te PSG është transferuar në vitin 2012 nga skuadra e Milanit.






















