Connect with us

Kosovë

Përplasen live Nasim Haradinaj dhe Milaim Zeka

Publikuar

6 milionë shqiptarë me i vetë sot, e kanë nga një qëndrim sepse të gjithë merren me teori konspiracioni për këtë që ka ndodhur. Kjo ka qenë fjalia e Milaim Zekës që ka shtyrë Nasim Haradinaj të replikojë ashpër me të në emisionin Debat të RTK’së, përcjell Periskopi.

“Edhe ti ke shumë teori”, ia ktheu Haradinaj derisa debate mes tyre ka vazhduar për disa minuta me replika të ashpra mes njëri tjetrit.

“Kjo që ka ndodhë është goditje nga Serbia në bashkëpunim me Rusinë dhe Lajcakun e Borrelin në Evropë për ta goditur shtetin e Kosovës. Nuk ka ndodhur kurrë në botë, që t’i ngritet akuzë një presidenti derisa ishte në aeroplan dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Hashim Thaci është baba i dialogut, megjithë gabimet në politikën e brendshme, është baba i dialogut”, ka thënë Zeka./Periskopi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK