Connect with us

Kosovë

Përkundër thirrjes për izolim, fëmijët mblidhen nga çerdhja në Prishtinë edhe pse kishin kontakt me të dyshuarit për koronavirus

Publikuar

më

Dy klasë të çerdhes “Xixëllonjat” në Prishtinë u raportua javën e kaluar se kishin pasur kontakt me një edukatore të dyshuar për koronavirus, plus fëmijët e saj. Dje prindër të shqetësuar i kanë shkruar Periskopit duke thënë se çerdhja do ta mbante një event edhe pse periudha e izolimit nuk kishte kaluar. 

Thirrjen për izolimin katërmbëdhjetë (14) ditor e kishte bërë edhe vetë kryetari i komunës së Prishtinë, z.Shpend Ahmeti. Por, duket qartë se kjo kërkesë nuk është përfillur nga drejtuesit e çerdhes dhe edukatoret e saj.

Sot, më 15 qershor, u mbajt eventi madje edhe nga klasët që kishin pasur kontakt dhe duhej të rrinin në izolimin katërmbëdhjetë ditor.

Një gjë e tillë është kërkesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Megjithëse edukatorja doli negative në testimin e parë, ajo duhet testuar sërish, pasi siç ka ndodhur shpesh rezultati i testimit dallon nga hera e parë në të dytën, shkruan Periskopi.

Por, megjithëse ende edukatorja në fjalë që kishte pasur kontakt me dy klasë të çerdhes nuk ka kaluar periudhën izoluese katërmbëdhjetë ditëshe, eventi u mbajt.

Për më keq, fëmijët mund të shihen fare pranë njëri-tjetrit duke mos respektuar distancën sociale 2 metërshe me njëri-tjetrin në mënyrë që të reduktojnë mundësinë e infektimit me Covid-19.

Rekomandimet e OBSh-së bazohen në studime kredibile shkencore, dhe të tillat i ka shpërndarë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP) në Kosovë. /Periskopi       

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK