Connect with us

Lajme

Përdhunimi i 15 vjeçares në shkollë, kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit

Publikuar

më

Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, për ngjarjen monstruoze të përdhunimit dhe keqtrajtimit më pas të një vajze nga roja i shkollës.

Disa të rinj protestuan para Ministrisë së Arsimit me foton e Ministres Shahini dhe me sloganin “Heshtja është abuzim për së dyti”.

Sipas FRPD, ajo mbahet përgjegjëse për braktisjen sistemit arsimor dhe rritjen e pasigurisë për fëmijët në shkolla. FRPD vlerëson se, për shkak të politizimit të skajshëm të drejtorëve dhe shumë mësuesve dhe mbrojtjes së tyre nga partia në pushtet, shkollat janë shndërruar në strehë e bullizmit, abuzimeve, paligjshmërisë dhe papërgjeshmërisë.

“Zinxhiri përgjegjës, që nga drejtori dhe deri tek policia ka dështuar, sepse ata japin llogari përpara partisë në pushtet, e cila synon fshehjen e fenomeneve të rënda në sistemin arsimor. Drejtuesit arsimorë janë të fokusuar tek tenderat dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi para qytetarëve për ngjarjet skandaloze që po ndodhin në shkollat tona. Sot, prindërit dhe nxënësit janë të braktisur nga kjo qeveri, e cila, sa herë përballet me llogaridhënien hesht dhe shmanget. Me këtë protestë për dorëheqjen e Ministres së Arsimit të rinjtë demokratë tregojnë solidaritetin me nxënësit dhe studentët për të denoncuar së bashku gjendjen katastrofike të sistemit arsimor.” janë shprehur protestuesit e FRPD. /T Ch/

Lajme50 minutes ago

Kryeparlamentari Gashi: 22 Nëntori i Alfabetit Shqip është themel i unitetit dhe të ardhmes së përbashkët

Lajme56 minutes ago

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i Ujmanit nuk e mbulon mungesën e B1-shit

Shqipëri1 hour ago

Çfarë ndodhi në Qafë-Thanë? Himni shqiptar në Pustec ndez debat në konferencën me Mickoskin, gazetari nga Tetova përplaset me Ramën

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Para 20 vjetësh sollëm bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kalimin e kufirit

Lajme2 hours ago

Kasami: Në Qafë Thanë dhe katër vendkalime tjera kufitare do të ketë vetëm një kontroll për qytetarët

Lajme2 hours ago

22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i Manastirit

Lajme2 hours ago

Rama dhe Mickoski promovuan “One Stop Shop” në Qafë Thanë, nga nesër nis zbatimi

Lajme2 hours ago

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

Maqedoni4 hours ago

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Lajme4 hours ago

“One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë

Shqipëri4 hours ago

E diela sjell ndryshim të motit, reshjet e shiut përfshijnë disa zona, ja si do të luhaten temperaturat sot

Lajme5 hours ago

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

NA NDIQ NË FACEBOOK