Connect with us

Sport

Patrick Schick drejt Premierligës?

Publikuar

Ylli i skuadrës së Leipzig, Patrick Schick, mund të përfundojë në kampionatin anglez, gjatë merkatos së verës.

Është skuadra e Newcastle United ajo që interesohet për kartonin e Schick, bëjnë të ditur mediet gjermane, transmeton lajmi.net.

Leipzig ka të drejtën për blerjen e kartonit të anëtarit të Romës, por ata po vonohen në këtë aspekt.

Skuadra e Newcastle po synon të shfrytëzojë neglizhencën e gjermanëve dhe mund të bëjnë një lëvizje për reprezentuesin çek.

Schick ka shënuar 10 gola në 21 ndeshje në Bundesliga, por duket se këto shifra nuk kanë bindur mjaftueshëm krerët e skuadrës së Leipzig. /Lajmi.net/