Kosovë
Pas kritikave se nuk përmendi UÇK-në, vjen reagimi i Vjosa Osmanit

Fjalimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, gjatë seancës solemne për Ditën e Çlirimit ka zgjuar reagime të shumta të deputetëve të Kuvendit.
Ata kanë kritikuar Osmanin se në fjalën e saj nuk e ka përmendur UÇK-në dhe luftën çlirimtarëve të të rënëve.
E ndaj këtyre kritikave ka reaguar Vjosa Osmani duke thënë se tendenca e atyre deputetëve është mashtrimi i publikut.
Ajo ka shtuar se jo vetëm në këtë seancë, por edhe në seanca të tjera, gjithnjë e ka përmendur luftën e UÇK-së, Adem Jasharin dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë që kanë rënë për liri, transmeton Periskopi.
Osmani ka ndarë edhe pjesën nga fjalimi i saj në Kuvend, ku përmend Adem Jasharin në fjalimin e sotëm.
Postimi i plotë i kryetares së Kuvendit:
Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën.



















