Sport
Pas Dimitrov, edhe tenisti tjetër infektohet me COVID-19

Dimitrov u përball me Coric në turneun në Kroaci të shtunën, por u kthye në shtëpi në Monaco pasi u ndje keq dhe më vonë konfirmoi se ai kishte testuar pozitiv për COVID-19.
Pas njoftimit të Dimitrov, finalja e Adria Tour, në të cilën do të paraqitej ai dhe organizatori i turneut Novak Djokovic, u anulua, transmeton lajmi.net.
Qysh më parë Coric ka konfirmuar se ai gjithashtu ka testuar pozitiv, pavarësisht se është asimptomatik, dhe u ka kërkuar atyre që ai ka pasur kontakt gjithashtu të testohen. /Lajmi.net/






















