Connect with us

Sport

Pas 11 muajsh mungesë, KF Llapit i kthehet nga lëndimi Bujar Idrizi

Publikuar

Skuadrës së trajnerit Tahir Batatina, i është rikthyer nga lëndimi mbrojtësi Bujar Idrizi, pas 11 muajsh mungesë.

Idrizi ishte lënduar në korrik të vitit 2019, gjatë një ndeshje miqësore kundër Trepçës ’89.

Njoftimi i KF Llapit:

Rikthehet pas 11 muajve Bujar Idrizi!

Skuadra edhe më e kompletuar me rikthimin e Idrizit

Podujevë, 12 qershor 2020 – Skuadra e Llapit nesër zhvillon duelin e javës së 24-të ndaj Drenicës. Lajm mjaft pozitiv për skuadrën është rikthimi i mbrojtësit Bujar Idrizi, i cili pas afro 11 muajve pauzë shkak lëndimi i ligamentit të gjurit në ndeshjen miqësore në korrik të vitit 2019 ndaj Trepçës ’89, është i gatshëm për ndeshje, teksa për ndeshjen e nesërme është në mesin e futbollistëve të ftuar.

Idrizi i ka munguar skuadrës këtë edicion, andaj rikthimi i tij është shumë i dobishëm për skuadrën dhe shtabin teknik në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK