Connect with us

Kosovë

Paralajmërohet fluks i madh i emigrimit, vetëm gjatë prillit u regjistruan 32 mijë punëkërkues

Publikuar

Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej mbi 32 mijë punëkërkues të rinj, ku një pjesë e madhe e tyre janë gra, kjo si shkak i përhapjes së pandemisë.

Nga 7 mijë në muaj siç kanë qenë para virusit, tani kjo shifër është rritur për 40 herë më shumë, duke dërguar në shifër rekord për vendin.

Për të zbutur këtë papunësi, Qeveria duhet të përgatis një pako gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike.

Kështu tha për Ekonomia Online drejtori i Hulumtimeve në Institutin GAP, Jeton Mehmeti.

Mehmeti potencoi se mbetët shqetësuese mosha e punëkërkuesve, ku 60 për qind prej tyre janë të moshës fuqi punëtore 25 deri 39 vjeç.

Sipas tij, në rast se nuk arrihet t’iu përgjigjet kësaj situate do të ketë fluks të madh të emigrimit.

“Të dhënat tregojnë se gjatë muajit mars-prill kemi një rritje të madhe të punëkërkuesve të regjistruar në vendin tonë. Gjatë muajit prill kishim një rekord të regjistrimeve ku rreth 32 mijë persona u regjistruan, që 1600 persona çdo ditë janë regjistruar si të papunë. Kemi analizuar aspektin e gjinisë, aty del se gjysma e tyre janë gra dhe kjo nënkupton se gratë janë prekur nga pandemia në aspektin e humbjes së vendeve të punës”.

“Gjashtë deri në shtatë mijë persona regjistrohen në muaj, por në muajin prill kishim 40 herë më shumë. Si Qeveri duhet të përgatisin një pako gjithëpërfshirëse për rimëkëmbje ekonomike e cila kërkon bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

“Është mjaftë shqetësuese që gjatë muajit prill në mesin e punëkërkueseve të ri, rreth 60% janë të moshën 25-39 vjeç. Një kategori fuqi punëtore e gatshme për të punuar në kërkim të vendit të punës, në rast se nuk arrijmë me iu përgjigj kësaj situate do të kemi një fluks të madh të emigrimit”, shtoi ai.

Me tej, ai njoftoi se politika e stimulimit financiar për bizneset nga ana e Qeverisë mund të ndihmojnë në ofrimin e kontratave dhe zbutjen e ekonomisë joformale.

“Masat e pakos emergjente fiskale me theks të veçantë të masës 14 e cila parasheh një stimulim financiar për bizneset që kanë regjistruar punëtor të rinj, numri i tyre sillet rreth 15 mijë persona, kjo nënkupton se me një politikë të tillë të stimulimit të punëdhënësve ndihmojnë në ofrimin e kontratave dhe zbutjen e ekonomisë joformale”, tha ai.

Megjithatë sipas raportit të GAP-it, gratë punëkërkuese kanë përgatitje më të lartë universitare se sa punëkërkuesit burra, por që barrierat e punësimit mbesin të njëjta.

“Gratë në krahasim me burrat janë të përgatitura në aspektin e edukimit dhe arsimit. Statistikat në përgjithësi tregojnë se niveli i shkollimit dhe i përgatitjes së grave në vendin tonë është në rritje, por barrierat e punësimit mbesin siç kanë qenë më herët”, u shpreh Mehmeti.

Maqedoni59 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri1 hour ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme5 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK