Kosovë
Pamje kur rinia e PDK’së ngritën dronin në qiell me foto të Thaçit dhe Veselit

Një dron me fotografinë e Thaçit e Veselit u ngrit në qiellin e Prizrenit të enjten nga rinia e PDK-së.
Po bëhen gati që në qiell ta ngrisin një dron.
Por, bashkë me të mbi Prizren po ngritët edhe një baner.
Në të janë vendosur imazhet e dy ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bëhet fjalë për presidentin Hashim Thaci e kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për të cilët një ditë më parë u akuzuan për krime lufte.
Në mes të Thaçit e Veselit, është vendosur edhe një emblemë e UCK-së.
Krejt ky aksion u realizua nga rinia e Partisë Demokratike, me një qëllim të vetëm.
Madje ata po e quajnë Gjykatë të Padrejtësive, atë që ngriti aktakuzë ndaj Presidentit e Kryetarit të PDK-së.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit këtë të enjte, me pretendimin se janë përgjegjës për kryerjen e afër 100 vrasjeve gjatë vitit 1999.



















