Kosovë
Pacolli reagon për vdekjen e 20 vjeçares: Psikologët duhet të jenë gjithmonë në dispozicion për të rinjtë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit ku një studente e dalluar, 20-vjeçare, zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se depresioni, si shkaku më i zakonshëm i vetëvrasjes, është diçka që duhet të merret më seriozisht.
Postimi plotë:
Dua të shkruaj disa fjalë për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit. Heroina, një studente e dalluar, 20-vjeçare, zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj. Zoti e di pse? Depresioni, si shkaku më i zakonshëm i vetëvrasjes, është diçka që duhet të merret më seriozisht. Psikologët duhet të jenë gjithmonë në dispozicion për të rinjtë. Duhet të flitet më shumë për këtë temë në shkollë dhe në shoqëri. Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim. Kjo fytyrë e bukur nuk duhet të harruar. Jeta është e shtrenjtë! Familjes Mehmetaj i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Si prind që jam, jam shumë i emocionuar nga ky rast.






















