Sport
Pablo Mari humb sezonin

Arsenal nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Pablo Mari, të paktën sipas raportimeve të David Ornstein, transmeton lajmi.net.
Ky i fundit raporton se mbrojtësi i Arsenal ka humbur sezonin, pas një dëmtimi të pësuar në kyçin e këmbës, gjatë ndeshjes së mbrëmshme.
Mari ka regjistruar vetëm tri paraqitje me skuadrën e Falemngo, që kur erdhi te ‘Gunners’ në formë huazimi, në janar.
Mari do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Mikel Arteta, pasur parasysh situatën në mbrojtjen e londinezëve.
Mbetet të shihet se cili do të jetë konfirmimi i skuadrës së Arsenal lidhur me dëmtimin e Pablo Mari. /Lajmi.net/






















