Connect with us

Lajme

Pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Shkupit

Publikuar

Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektropërçues nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Gazi Babë dhe Studeniçan, kumtojnë nga QRMK-Shkup, përcjell Gazeta Express.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:30 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Creshevë, Komuna e Gazi Babës.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Varvara, komuna e Studeniçanit.

NA NDIQ NË FACEBOOK