Kosovë
OVL e UÇK-së mblidhet nesër, Gucati tregon se a do të organizojnë protesta

Hysni Gucati nga OVL e UCK-së, tha se nesër në orën 13 mblidhet kryesia e kësaj organizate. Ai ka thënë se nuk e di se a do të ketë protesta apo jo.
“Nesër në orën 13 do të ulemi dhe do ta përcjellim situatën. Ne nuk do të dalim t’i gjuajmë me gurë institucionet tona. Policia jonë nuk ka faj. Nuk kanë faj ndërtesat e as policia. Varet nga vendimi, por edhe nëse dalim do të dalim në mënyrë paqësore”, tha Gucati në KTV, përcjell Periskopi.




















