Connect with us

Kosovë

OBSH ndryshon këshillat rreth koronavirusit: Këshillon të vihen maskat vetëm në vende publike

Publikuar

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për vënien e  maskave në fytyrë, duke thënë se ato duhet të vihen  vetëm në vendet  publike, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan BBC,  transmeton Periskopi.

Organizata njoftoi se të rejat e fundit, tregojnë se masakat ndihmojnë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit.

Ndonëse  OBSH, gjithmonë kishte këshilluar që maska ​​mjekësore për fytyrën të vishen nga njerëz të sëmurë dhe ata që kujdesen për ta, mirëpo udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit.

“Dr Maria Van Kerkhove, eksperti kryesor teknik i OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një “maskë pëlhure – domethënë një maskë jo-mjekësore” në zonat ku ekziston rreziku i transmetimit të sëmundja.

Ndërkaq në nivel global, ka pasur 6.7 milion raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 400,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./PERISKOPI

NA NDIQ NË FACEBOOK