Kosovë
Njeriu kryesor i Demokratëve mbështet mikun e shqiptarëve Eliot Engelin, përkundër skandalit

Spikerja Nancy Pelosi ka ofruar mbështetje të plotë për kongresmenin Eliot Engel pasi ky i fundit po përballet me një garë tepër të ashpër me sfiduesin nga Partia Demokratiek në zgjedhjet preliminare që do të mbahen në fund të këtij muaji. Kjo mbështetje, mikut të madh të shqiptarëve i vjen në kohën e skandalit të tmerrshëm që iu zbulua para disa ditësh.
Së fundi, kongresmenja e famshme nga ana e Partisë Demokratike, Alexandria Ocasio-Cortez i doli haptas kundër Engelit duke e mbështetur sfiduesin e tij, Jamaal Bowmanin.
Kjo pasi Engel së fundi bëri skandal të madh duke thënë që “nuk i bënte për protestat, por se thjesht donte t’i fitonte zgjedhjet” me mikrofonin ndezur. Kur e kishte thënë një gjë të tillë, që u pa si një ekspozim i hipokrizisë së Engelit, ai nuk e kishte ditur se po xhirohej nga një televizion lokal, shkruan Politico, përkthen Periskopi
Por, Nancy Pelosi, figura kryesore e Partisë Demokratike, i ka dhënë mbështetje të plotë Engelit.
“E mbështes vendosmërisht Eliot Engelin për Kongres, dhe e mbështes Alexandrian për Kongres po ashtu,” iu tha Pelosi gazetarëve. “Mendoj që njerëzit e New Yorkut janë të bekuar që i kanë të dy në Kongres.” /Periskopi


















