Connect with us

Lajme

Njëri rrahu policin, tjetri bashkëshorten/ Policia aksion në Tiranë, 7 të arrestuar

Publikuar

Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Është vënë në pranga shtetasi me inicialet E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore.

Ndërsa në komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 55 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Z. S., 58 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Dhuna në familje”; O. X., 47 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, si edhe u procedua penalisht një shtetas tjetër.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin R. L., 24 vjeç, pasi në Kamzë, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 30 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe u procedua penalisht shtetasi A. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shetasin A. H. dhe pasagjer shtetasin A. Z., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, u gjet dhe u sekuestrua një dozë e vogël me kokainë.

Ndërkohë, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S., 34 vjeç, sepse pranë ish-Fushës së Aviacionit, gjatë kontrollit fizik iu gjetën një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 55 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– Z. S., 58 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Dhuna në familje” ;

-O. X., 47 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK