Connect with us

Kosovë

Njëri nga pacientët që vdiq sot me koronavirus ishte inspektor në ATK

Publikuar

Tre persona kanë vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Klinika Infektive e Kosovës.

Dy nga viktimat kanë qenë nga Prizreni, derisa njëri nga ta ishte inspektor tatimor që Punonte në Administratën Tatimore të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta kolegu ynë Habib Kadolli, i cili ishte i prekur nga COVID-19. Habib Kadolli ishte inspektor tatimor në Drejtorin Regjionale të Prizrenit, i cili deri në momentet e fundit të jetës së tij me përkushtimin më të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit! Në emrin tim dhe gjithë stafit të ATK-së, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve të Regjionit të Prizrenit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e kolegut tonë! Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve!”, ka thënë Murtezaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK