Sport
Një ofertë prej 150 milionë euro mbërriti në ‘Camp Nou’, ajo u refuzua

Times ka zbuluar se në drejtim të Barcelonës ka shkuar një ofertë prej 150 milionë euro nga Manchester United, por që është refuzuar, edhe pse katalanët janë skuadra më e prekur nga ana ekonomike shkaku i koronavirusit.
“Nuk ka dyshime, ne nuk do ta shesim Ansun”, ka deklaruar drejtori i Barcelonës, Xavier Vilajoana përcjell lajmi.net.
“Shitja e tij nuk ka qenë asnjëherë opsion për ne. Ne nuk do t’i përdorim djemtë e La Masia për të fituar para. Ne nuk kemi ndërmend të shesim lojtarët që mendojmë se do të jenë në gjendje të luftojnë për një vend në ekipin e parë”, ka shtuar ai.
Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, u ka bërë të ditur drejtuesve të Manchester United se për shërbimet e Ansu Fatit, duhet të paguajnë 170 milionë euro./Lajmi.net/





















