Sport
Një lojtar në Serie B teston pozitiv me Covid-19

Venezia njoftoi në një deklaratë këtë mbrëmje se një test pozitiv u zbulua më 12 qershor, në raundin e pestë të testimeve.
Identiteti i lojtarit nuk u bë i ditur, por e gjithë skuadra që nga ajo kohë ka kaluar në izolim, përcjell lajmi.net.
Lojtarët dhe stafi teknik tani duhet të presin për rezultatet e testeve të tyre të fundit para se të merret një vendim mbi karantinën e plotë.
Tani mbetet për t’u parë nëse Venezia mund të luajë dy ndeshjet e tyre të para në Serie B pasi bllokimi u lehtësua, dhe ndeshjet kundër Pordenone dhe Ascoli do të zhvillohen gjatë dy javëve të ardhshme.
Mesfushori i Venezia, Antonio Junior Vacca testoi pozitiv për koronavirus më 6 prill, duke u bërë rasti i parë i Serie B, por u shërua tre javë më vonë. /Lajmi.net/






















