Policia e Kosovës në Pejë njofton se të shtunën me datë 13 qershor, në një xhami në fshatin Gurakoc, Komuna Istog, është thyer kasa e të hollave të mbledhura për skamnorë.
Aty është vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave të mbledhura në mënyrë vullnetare për persona të varfër.
“Pas një pune hetimore të Zyrtarëve Policor të Stacionit Policor Istog, është identifikuar dhe është arrestuar e dyshuara SH. H. e cila ka pranuar që ka kryer vjedhjen në fjalë. Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”- njofton Policia e Kosovës në Pejë



















