Connect with us

Kosovë

Nis mbledhja e Qeverisë, diskutohet për hapjen e linjave ajrore

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen ku po  diskuton për hapjen e të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor, dhe lejimin e tubimeve publike.

Ministria e Shëndetësisë do ta paraqesë për votim para Kabinetit Qeveritar një propozim-vendim, me të cilin shfuqizohen dy vendime të qeverisë paraprake që pezullonin të gjitha linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.

Nëse votohet nga Qeveria, vendimi do të hyjë në fuqi më 28 qershor.

Ministria e Shëndetësisë e ka propozuar hapjen e linjave të transportit ajror e tokësor, por edhe heqjen e kufizimit të organizimeve publike, pasi ka konsideruar se situata epidemiologjike në vend konsiderohet e menaxhueshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK