Connect with us

Kosovë

Nga 1 korriku në Itali bonus për pushimet deri në 500 euro për çdo familje

Publikuar

më

Italia miraton rregullat për bonusin e pushimeve. Masa e parashikuar në dekretin e Rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura (sipas llogaritjes ISEE indikatori i situatës ekonomike) të mos i kalojë 40.000 euro.

“Nga 1 korriku deri në 31 dhjetor mund të  kërkohen – shpjegon Agjencia e të ardhurave – lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga sipërmarrjet turistiko-pritëse, agriturizmat e bed&breakfast.”

Sa është masa e bonusit dhe si përfitohet:

Deri në 500 euro

Nëse familja e përbërë nga të paktën tre persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në 300 euro në rast se përbëhet nga dy pjestraë dhe 150 euro nëse bëhet fjalë për një person të vetëm. Bonusi përdoret  në masën 80% nën formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik e në masën  20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave.

Duhet të përdoret e gjithë shuma njëherësh

Bonusi duhet të përdoret si shpenzim I njëhershëm për shërbimet e ofruara nga një srukturë e vetme turistike me faturë, dokument tregtar ose kupon tatimor, me treguesin e kodit fiskal të atij që shfrytëzon bonusin.

Një aplikacion për të kërkuar bonusin

Për të përfituar bonusin qytetari duhet të  instalojë dhe lejojë aksesin në IO, aplikacion i shërbimeve publike,. Për të hyrë nevojitet identiteti dixhital SPID ose karta e identitetitelektronik (CIE 3.0).

Për të kërkuar bonusin kontibuesi duhet të ketë një Deklaratë Zëvendësuese të vetme (DSU ) që të jetë e vlefshme, prej të cilit të rezultojë indikatori  ISEE të ardhurat nën 40.000 euro. Në rastin pozitiv qytetari do të marrë një kod njëpërdorimsh dhe një kod QR-do të mund të përdoren për të shfrytëzuar bonusin.

Si përdoret

80% e uljes së çmimit të shërbimeve turistike të pushimeve në strukturën akomoduese i atribuohet një prejpjesëtarëve të familjes nën formën e skontos (uljes), në momentin e pagesës së shërbimit turistik pranë strukturës pritëse të përzgjedhur. Pjesa e mbetur prej 20% do të transferohet pr tu njohur tek deklarata e të ardhurave për vitin e ardhshëm, nga i njëjti subjekt që përdori zbritjen e pushimeve, pra që duhet të jetë mbajtësi i faturës, i dokumentit tregtar ose i kuponit tatimor.(Il sole 24 ore/ Në shqip “Gazeta “Si”)

Maqedoni8 minutes ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Maqedoni46 minutes ago

Kaos në autobus në Draçevë: 27-vjeçari sulmon udhëtarët, shoferin dhe policët

Shqipëri1 hour ago

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Lajme2 hours ago

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Lajme2 hours ago

Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit

Maqedoni3 hours ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë4 hours ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni4 hours ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri4 hours ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota4 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni5 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri6 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

NA NDIQ NË FACEBOOK