Sport
Neymar do të apelojë vendimin e gjykatës që i dha të drejtë Barcelonës

Dje, Neymar ka humbur betejen gjyqësore kundër skuadrës së Barcelonës, duke bërë kështu që lojtari të obligohet të paguajë 6.7 milionë euro për katalanët.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, lojtari do të apelojë këtë vendim të gjykatës, transmeton lajmi.net.
Lojtari kishte akuzuar skuadrën për mos kryrje të obligimeve, por përfundoi duke u obliguar vet që të përfundojë detyrimet ndaj skuadrës.
Mbetet të shihet nëse ylli brazilian tashmë do të mund të fitojë apelin dhe të lirohet nga obligimi për pagesën e 6.7 milionë eurove.
Neymar ndërkohë çuditërisht vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona. /Lajmi.net/






















