Connect with us

Sport

Nëse Serie A anulohet para kohe, ja çfarë mendon të bëjë FIGC

Publikuar

Një votim dje pati 16 nga 20 klubet e Serie A në favor të masës, me katër që abstenuan.

Do të thotë që nëse sezoni do të përfundonte para kohe për shkak të pandemisë Covid-19, 20 klubet aktuale të Serisë A do të mbeten ashtu siç janë, pa kampion, pa rënie në Serie B dhe si rrjedhojë edhe asnjë promovim nga Serie B, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Benevento Oreste Vigorito tashmë ka deklaruar se është “i gatshëm të bëjë gjithçka” në mënyrë që të ndalojë këtë, pasi kjo do të parandalonte promovimin e tyre pavarësisht se janë 20 pikë para në Serie B.

Tani është raportuar gjerësisht se FIGC (Federata Italiane e Futbollit) do të vërë veton ndaj idesë së thjesht për ‘ngrirjen’ e pozicioneve aktuale.

Alternativa të tjera përfshijnë play-off për të vendosur pozicionet ose duke përdorur një algoritëm për të llogaritur meritat sportive. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK