Sport
Nëse dështon Lautaro, ky është sulmuesi që do të transferohet te Barcelona

Sipas Daily Mail, Barcelona e ka vendosur sulmuesin nga Gaboni si plan B, në rast se dështon transferimi i Lautaro Martinez nga Inter, përcjell lajmi.net.
Lautaro mbetet synimi kryesor i Barcelonës, por është Inter që po insiston se klauzola e lojtarit prej 111 milionë euro, është mundësia e vetme për blerjen e tij.
Barcelona deri më tani nuk është deklaruar e gatshme për transferimin e Martinez për 111 milionë euro, pasi kriza e shkaktuar nga COVID-19, u ka sjellë humbje të mëdha financiare.
Nëse Inter nuk bindet, Barcelona do të fillojë negociatat me Aubameyang, që ka kontratë me Arsenalin deri në sezonin e ardhshëm, dhe mund të transferohet për një çmim të arsyeshëm./Lajmi.net/






















