Sport
Në Serbi sikur nuk ka pasur kurrë COVID-19: Derbi mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës luhet para 20 mijë tifozëve

Para 20 mijë tifozëve në Beograd, është zhvilluar derbi i 200-të zyrtar mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës.
Në këtë ndeshje gjysmëfinale janë parë imazhe që kanë munguar që gati tre muaj në futboll shkaku i COVID-19.
Në Serbi janë lehtësuar masat ditëve të fundit, dhe kjo bëri që në stadiumin e Partizanit të ishin të pranishëm 20 mijë tifozë.
Kujtojmë se pothuajse në gjithë Evropën ndeshjet e futbollit janë duke u zhvilluar pa tifozë.
Njëjtë po ndodh në Bundesligë, dhe pritet të ndodh edhe në Premierligë, Serie A dhe La Liga.
Vlen të ceket se në Serbi janë regjistruar 12 mijë raste dhe janë shënuar 250 vdekje nga COVID-19./Lajmi.net/























