Connect with us

Sport

Ndryshohet një rregull në Kupën e Italisë, dy ditë para rifillimit të futbollit

Publikuar

Juventus dhe Milan të premten luajnë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë, ndërsa ndeshja e parë në ‘San Siro’ ka përfunduar 1:1.

Në të kaluarën në Kupën e Italisë, nëse ndeshjet kanë përfunduar me rezultat të njëjtë, skuadra kanë shkuar në vazhdime.

Sipas rregullës së re, nëse Juventus dhe Milan barazojnë 1:1 edhe në ndeshjen e kthimit, loja nuk do të shkojë në vazhdime, por direkt në penallti.

Arsyeja për ndryshimin e këtij rregulli është bërë që lojtarët të mos angazhohen më tepër se 90 minuta, kur dihet se me rifillimin e sezonit të ri do të ketë orar të ngarkuar.

Kujtojmë se Serie A do të rikthehet në fundjavën e ardhshme, ku kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të saj./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK