Connect with us

Sport

NBA zbulon rezultatet për koronavirus – 16 lojtarë pozitiv

Publikuar

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka marrë sot rezultatet për 302 lojtarët e testuar për koronavirus, përcjell lajmi.net.

Këto rezultate nuk ishin më të mirat të mundshme, pasi një numër lojtarësh dolën pozitiv në këto teste.

Nga 302 të testuartit, 16 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me virusin, njofton faqja zyrtare e NBA.

Secili lojtar që ka rezultuar pozitiv do të mbetet në vetizolim deri sa të kënaq protokollet e shëndetit publik dhe të marrë dritën e gjelbër nga mjekët. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK