Lajme
Naser Zyberi kandidati i BDI-së për Kryeministër shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim shpalosi emrin e kandidatit për kryeministër. Kandidati i integristëve për kryeministër është Naser Zyberi.
BDI tashmë disa javë e ka promovuar idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke aluduar se tani janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.
Naser Ziberi është me profesion jurist dhe ushtron profesionin e noterit, ndër të parët deputet shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
















