Connect with us

Sport

Napoli dhe Callejon ndajnë rrugët

Publikuar

Anësori spanjoll duket se do të largohet nga Napoli këtë verë, por këtë mund ta bëjë para përfundimit të sezonit, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Calciomercato raporton se agjenti i Callejon, Manuel Quilon dëshiron të diskutojë një kompensim shtesë ekonomik, me presidentin Aurelio de Laurentiis, përcjell lajmi.net.

Pandemia e koronavirusit ka shtyrë sezonin dhe Callejon do të duhet të luajë pa kontratë nëse ai dëshiron të përfundojë sezonin me Napolin.

Palët nuk janë afër për një rinovim të mundshëm, dhe kontrata e Callejon me Napolin përfundon ditën e martë.

Prandaj, ndeshja e tij e fundit në San Paolo mund të jetë ajo e së dielës, kundër Spal./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK