Connect with us

Kosovë

Nagvaci e VV-së: Deklarata e Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme e pritshme për dy arsye

Publikuar

Arbërie Nagavci e VV-së ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.

Nagavci ka thënë se kjo deklaratë e Presidentit Thaçi ishte e pitshme për dy arsye, transmeton Periskopi.

“Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme, E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka thënë ajo.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK