Connect with us

Sport

Mustafi i interesuar për t’u transferuar në Bundesligë

Publikuar

Mustafi gjithë karrierën e tij në nivel të lartë e ka kaluar larg Gjermanisë, pasi kishte lënë akademinë e Hamburgut si 17 vjeçar, duke u transferuar te Everton.

Ai kishte arritur të depërtonte në skuadrën e parë të Everton, duke u paraqitur në një ndeshje të Ligës së Evropës në vitin 2009, para transferimit te Sampdoria në vitin 2012.

Lojtari gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Valencias, para kalimit në Arsenal.

“Bundesliga është gjithmonë interesante për mua”, ka deklaruar Mustafi për Bild, përcjell lajmi.net.

“Për sa i përket sportit, aty është bërë një përparim i madh. Është gjithashtu shtëpia ime”.

“Në situatën e tanishme, është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë faza e transferimit”./Lajmi.net/